BallinaTri arsyet se pse sonte mund të shkarkohet Benitezi

Tri arsyet se pse sonte mund të shkarkohet Benitezi

Të ngjajshme

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë...

“Po e zgjedhim sot karate” – mesazhi i deputetit të VV-së gjatë seancës për Presidentin ngjall reagime

Deputetu i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi është fotografuar gjatë...

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, gjatë ditës ka thirrur konferencë për media, e cila do të mbahet duke filluar nga ora 19:30.

Kjo konferencë vjen pas humbjes së thellë 0:4 në Santiago Bernabeu në El Classico nga Barcelona.

Mediat në Spanjë kanë dhënë arsye të ndryshme për thirrjen e kësaj konference, ndërsa hipoteza më e madhe thuhet të jetë shkarkimi i trajnerit Rafael Benitez, që këtë vit ka marrë drejtimin e Realit, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Spanjë, ekzistojnë tre arsye se pse sonte mund të shkarkohet Rafael Benitez, të cilat mund t’i lexoni në pjesën e mëposhtme.

1. Nuk ka lidhje shoqërore me lojtarët në dhomat e zhveshjes
2. Metodat e tij të punës nuk po pëlqehen
3. Fjalë jo të mira për stërvitjet e Ancelottit te Reali

Pakënaqësi të mëdha ndaj Benitezit, ka shprehur edhe Cristiano Ronaldo, për të cilin thuhet se u ka dhënë ultimatum drejtuesve të Realit, duke kërkuar shkarkimin e trajnerit spanjoll.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz