BallinaAlbin Kurti dhe Albulena Haxhiu i ikin arrestimit, nuk marrin pjesë në...

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu i ikin arrestimit, nuk marrin pjesë në takimin e opozitë

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu nuk do të marrin pjesë në takimin e strukturave të subjekteve politike opozitare, që pritet të fillojë së shpejti.

Përveç një numri të madh të aktivistëve që janë në strukturat e subjekteve opozitare, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, tanimë ka ardhur edhe deputeti Glauk Konjufca dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Mos pjesëmarrjen e Kurtit dhe Haxhiut e kanë konfirmuar përfaqësues të Vetëvendosjes.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale për momentin kanë hyrë brenda sallës së spprteve, jo larg nga salla e kuqe.