BallinaGanimete Musliu e sjellë për debat në Skenderaj, ministrin e bujqësisë Memli...

Ganimete Musliu e sjellë për debat në Skenderaj, ministrin e bujqësisë Memli Krasniqi

Memli Krasniqi është ministri i katërt me radhë që deputetja Ganimete Musliu sjellë në qytetin e vendlindjes në Skenderaj për të diskutuar me qytetarët e Skenderajt. Këto debate po organizohen nga Qendra Rinore Publike në Skenderaj së bashku deputeten Ganimete Musliu.

Panelist të debatit ishtin Memli Krasniqi – Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Musa Lushtaku – Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt, transmeton Drenica Press.
Qytetarë të shumtë të Skenderajt, shoqata te ndryshme bujqësorë nga Komuna e Skenderajt, patën rastin që për dy orë të diskutojnë, të parashtrojnë pyetje, kërkesa, të japin ide, sugjerime, propozime për problemet dhe situatat që i preokupojnë çdo ditë ne zhvillimin e bujqësisë ne vendin tonë.
Problemet që qytetarët i parashtruan kishin të bëjnë kryesisht me subvencionimin e bujqve, kriteret qe vështirësojnë aplikimin në këto subvencionime.