BallinaVushtrri, një person rrah dy polic të trafkut, pasi e ndaluan gjatë...

Vushtrri, një person rrah dy polic të trafkut, pasi e ndaluan gjatë vozitjes për kontroll

Sipas Policisë së Kosovës në Vushtrri një person 38 vjeçar ka sulmuar dy policë duke ju shkaktuar dëmtime trupore. Rasti ka ndodhur kur policët e trafikut e ndaluan për kontrollë, ku ngasësi refuzoi të jepte dokumenetet e makinës dhe u fjalos me policinë, në këtë rast ndodh edhe përleshja fizike, ku dy policët goditën nga ngasësi i makinës, transmeton Drenica Press.

Ky është raporti i Policisë:

Personi  B. A. 38 vjeçar, është  arrestuar për veprën penale ‘sulm ndaj personave zyrtar’ derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 14:30, të datës 19 nëntor 2015, në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policor gjatë kontrollit te trafikut rrugor  kishin kërkuar nga i dyshuari që të verifikojnë  dokumentet e tij dhe të veturës.

I dyshuari duke mos përfillur urdhrat e zyrtarit policor përnjëherë ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor duke iu shkaktuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Vushtrri.

Pas procedurave intervistuese, me vendim të prokurorit publik, ndaj të dyshuarit  të arrestuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndërsa është iniciuar procedurë për vepër penale: ,sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës’.