BallinaLDK e Podujevës, veprimet e opozitës i cilëson hipokrizi politike dhe makutëri...

LDK e Podujevës, veprimet e opozitës i cilëson hipokrizi politike dhe makutëri pa fre për pushtet

Dega e LDK në Podujevë, e cila udhëhiqet nga Agim Veliu, që është edhe nënkryetar i LDK-së në nivel qendror, ka reagiar ndaj aktetve të fundit të dhunës ndaj institucioneve dhe pronës publike të demonstruar në protestë protestën e partive opozitare.

Në këtë deklaratë thuhet se përdorimi i armëve si gazi lotsjellës për bllokimi i funksionimit të Kuvendit, ndaj Qeverisë e Policisë së Kosovës është i paligjshëm dhe i dënueshëm për institucionet.

Lexojeni të plotë deklaratën e degës së LDK-së të nënshkruar nga kryetari Agim Veliu:

Për dhunën e ushtruar në institucionin qendror të Republikës – Kuvendin e Kosovës; ndaj Kryeministrit, Qeverisë dhe Policisë, në institucione, në ushtrim të përgjegjësive dhe të detyrave që ua jep ligji dhe kërkesës së Kushtetutës së vendit por, edhe në aktivitetet zyrtare e publike, ligjzbatuese dhe për Rend e siguri; rrezikim të shëndetit dhe të jetës së Deputetëve, Kryeministrit, Ministrave, e veçanërisht Policisë, padrejtësisht, e cila përkrye profesionalizmit dhe përmbajtjes vetmohuese, u dhuna egërsisht nga ,, reparte ” kriminale e të yshtura për motive e synime politike; dhunimit e djegies së pronës e publike e private dhe, me trazirat në rrugët e sheshet edhe siguria dhe jeta e qytetarëve në Kryeqytet, bën

Deklaratë

Me përgjegjësinë politike e institucionale, në respektim të Kushtetutës së Republikës, në zbatim dhe ushtrim të së drejtës dhe në sundim të ligjit sigurojmë qytetarët se me asnjë veprim a mosveprim përfaqësuesit e zgjedhur në institucionet e Kosovës, bartësit e përgjegjësive e në ushtrim të funksioneve zyrtare, as kanë cenuar kushtetutën, as territorin e as funksionalitetin e sistemit; këtë, as e duanë dhe as kanë mundësinë më të vogël ta bëjnë.

Kushtetuta ka përcaktuar territorin, rregullimin politik e institucional, sistemin e ndarjes së pushteteve e të funksionimit demokratik dhe të zgjedhjeve, si dhe mekanizmat e kontrollit dhe të balancit të pushteteve.

Së këndejmi, kauza e mjegullës së partive opozitare për gjëja jo kushtetutshmërinë e Marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në veçanti, ajo që ka të bëjë me Parimet e Përgjithshme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe e asaj të nënshkruar në Vjenë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, janë shkasi dhe kali i tyre i betejës për interesa qartësisht politike.
Opozita bënë zgjedhjen e vet, përcakton objektivat e saja, e në këtë kontekst, edhe mënyrat dhe mjetet për realizimin e tyre. Deri këtu është legjitime. Por, përdorimi i armëve si gazi lotsjellës dhe llojeve tjera në bllokim të funksionimit të Kuvendit, ndaj Qeverisë, Policisë janë të paligjshme, të dënueshme për institucionet, ndërkaq, për publikun dhe qytetarinë të pa pranueshme.

Edhe tolerimi edhe durimi i institucioneve ligjzbatuese ka kufi. Në trazirat e mbrama në kryeqytet, më saktësisht mbrëmë pati një përshkallëzim të skajshëm, jo vetëm dhune iracionale por, edhe të një tendence dhe rrezikshmërie për përplasje civile.

Ndalimi dhe nxjerrja nga vetura e zyrtarit publik, goditjet e fyrjet nga falangat kriminale dhe, rasti i goditjes me mjet të fort në kokë të policit të trafikut në detyrë e larg nga vendi i trazirave, po që paraqet alarm dhe urgjencë për përgjigje nga institucionet me tagrin që ua jep ligji.

Ka kohë që eksponentë opozitarë, komesarë ideologjikë të këtyre partive madje edhe deputetë nga këto parti pralajmërojnë diçka iracionale, ogurzezë si, konflikti qytetarë dhe kjo për qëllime pushteti, për mungesë argumentesh për çështjet që gjëja ata ngrenë e në mbrojtje të demokracisë, Kuvendit e Republikës.

Hipokrizi politike dhe makutëri pa fre për pushtet e për pozitë njëherësh!

Të ndeuar qytetarë,

Ne besojmë në ndërgjegjen tuaj politike e qytetare, në zgjuarësinë e vlerësimit dhe të maturisë për idetë dhe për veprimet që paraqesin interes jetik për shtetin tonë, për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, për progresin e paqen në udhën e pandalshme e të pakthyeshme të integrimit në institucionet europiane dhe euroatlantike.

Të jeni të sigurtë se, institucionet demokratike të shtetit do të jenë garantë të vullnetit, interesit dhe dëshirës të të gjithë qytetarëve në Kosovë. Në këtë rrugë, në këto angazhime do ta kemi edhe mbështetjen e pakursyer të SHBA-së, BE-së dhe të vendeve të tjera mike.

MSA-ja është arritja jonë e përbashkët dhe udha e pakthyshme e kontraktuale me BE-në që përcakton përgjegjësitë por, njëherit, edhe synimin, vendosmërinë tonë për vlera e standarde që bashkërisht i kemi identifikuar dhe përqafuar si e ardhme dhe perspektivë e shtetit tonë.

Duke u nisur nga ky interes i përbashkët, i deklaruar dhe i artikuluar publikisht, kërkojmë nga të gjithë tu përkushtohemi obligimeve seicili në përgjegjësitë e veta kushtetuese e ligjore duke shmangur çdo diskurs dhe veprim që cenon rendin dhe ligjin e, me këso energjie çfarë u shpërfaq dhe demonstrua nga “Repartet” ekzekutive të opozitës në Kuvend dhe në trazira,edhe demokracinë, sigurinë dhe proceset integruese të vendit.

Opozita t’i kthehet ligjishmërisë, dialogut në Kuvend dhe misionit të saj të pa kompensueshëm të kontrollit e alternativës politike demokratike.

Ndryshe, shteti është i autorizuar të veprojë në sigurim të sundimit të rendit kushtetues dhe të ligjit.

Askush mbi ligjin!

Shteti, institucionet janë të qytetarëve të Kosovës, Republika është e popullit të Kosovës. Shteti nuk cenohet, ai vepron dhe nuk bie!