BallinaVashat e KV Skenderajt zhvillojnë ndeshjen në Izrael, ky është rezultati (FOTO)

Vashat e KV Skenderajt zhvillojnë ndeshjen në Izrael, ky është rezultati (FOTO)

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Vashat e Kv Skenderajt sonte kanë zhvilluar ndeshjen e tyre ndërkombëtare ndaj ekipit Hapoel KFAR SABA nga Izraeli. Në një prononcim ekskluziv për portalin Drenica Press, trajneri i KV Skenderajt, Agron Istogu bëri të ditur se ekipi i Kv Skenderajt ka pësuar humbje me rezultat prej 3:0 ndaj ekipit izraelit  Hapoel KFAR SABA, në kuadër të rrethit të parë të Challenge Cup.

Nga Izraeli i largët trajneri Agron Istogu, u shpreh i kënaqur sa përket organizimit të ndeshjes dhe  mirëpritjen që ka bërë shteti Izrealit për ekipin e Kv Skenderajt.”Jemi shumë të kënaqur sa i përket mirëpritjes që na bënë, poashtu jemi të kënaqur edhe me organizimin e ndeshjes. Por dua të them se është dëshpruese humbja që pësuam me rezultat 3:0. Dua të them se rrugëtimi deri në Izreal ishte i lodhshëm dhe vashat e KV Skenderajt paraqiten lodhje gjatë ndeshjes. Ekipi izrealit Hapoel KFAR SABA ishte një ekip shumë cilësor dhe me kualitet të lartë të sportistëve. Ne duhet të vazhdojmë më tutje duke synuar fitore në ndeshjet e ardhshme” përfundoj trajneri i KV Skenderajt, Agron Istogu për Drenica Press.

Trajneri Istogu për këtë ndeshje kishte përzgjedhur lojtaret më të mira që kishte në dispozicion. Për Kv Skenderajn u paraqitën: Fjolla Shabani, Bleona Kadriu, Zyla Kadriu, Elvira Bajraktari, Sherife Behramaj, Marigona Geci, Albulena Goxhuli, Egzona Geci, Natalie Tahiri, Albulena Behrami e Florentina Deliu./drenicapress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz