BallinaFisnik Ismaili: Protesta për sot ka përfunduar

Fisnik Ismaili: Protesta për sot ka përfunduar

Deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili, në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se disa policë iu janë vërsulur në afërsi të Fakultetit Ekonomik dhe se e kanë goditur.

Ai ka thënë se policët kanë ndryshuar sjellje kur kanë parë dokumentet që ai është zyrtar.

Ismaili ka thënë se policisë i ka treguar se turma është duke u shpërndarë dhe nuk ka nevojë për sjellje të tilla.

Ai ka thënë se protesta për sot ka përfunduar, por ajo do të vazhdojë më tutje.