BallinaPolicia po e kërkon edhe Faton Topalli

Policia po e kërkon edhe Faton Topalli

Policia e Kosovës e cila me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur arrestimin e katër deputetëve Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj – Bujupit dhe Faton Topallit, nuk ka arritur të kap tre prej tyre.

Për momentin e arrestuar është vetëm deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, e cila është duke dhënë deklaratën e saj në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërsa nuk ka ndonjë informacion për deputetin Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu.

E deputeti i tjetër që po kërkohet nga Poicia Faton Topalli, nuk është fare në Kosovë.

KosovaPress kupton nga burimet e saj se deputeti Topalli gjendet në Zvicër, i cili ka edhe pasaportë të këtij shteti.

Policia e Kosovës nuk ka dashur të jap ndonjë deklaratë rreth kësaj.