BallinaPas Graçanicës përmendorja e Kral Milutinit edhe në Zveçan

Pas Graçanicës përmendorja e Kral Milutinit edhe në Zveçan

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nesër në Zveçan do të zbulojë përmendoren e Kral Milutinit, e më pas do të dorëzojë çelësat dhe vendimet për 33 banesa, të ndërtuara me mjetet e Qeverisë së Serbisë.
Kjo përmendore e Kral Milutiit është e dyta në Kosovë, pas asaj që këtij sundimtari serb iu ngrit në Graçëanicë në janar të këtij viti, raportojnë mediat serbe.

Pas këtij akti, sipas njoftimit të medieve serbe, Gjuriq do t’ua dorëzojë çelësat banorëve të 33 njësive banesore në ndërtesat e reja të ngritura me fonde të Serbisë në Zveçan.

Këto banesa u ngritën për kuadrat e punësuara në Universitetin paralel të Prishtinës, me seli në Mitrovicë si dhe për kuadro komunale.

Nuk dihet nëse Gjuriq ka marrë leje për hyrje në Kosovë.