BallinaLajme8-vjeçarja gjuajti një mesazh në det, zbulohet 29 vjet më vonë dhe...

8-vjeçarja gjuajti një mesazh në det, zbulohet 29 vjet më vonë dhe është i pabesueshëm

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Një grua në Karolinë të Jugut në SHBA ka rizbuluar një mesazh në një shishe të cilën e kishe gjuajtur në det 29 vite më parë.

Më 26 shtator 1988 dhe në moshën 8 vjeçare, Miranda Chavez ia shkroi një mesazh botës dhe e hodhi atë në det në plazhin Edisto.

Shishja udhëtoi 100km në jug të gjirit të Atlantikut dhe doli në Ishullin Sapelo, Gjeorgji, transmeton Gazeta Express.

Ai u gjet këtë vit nga Linda Humphries dhe burri i saj David gjatë një pastrimi të plazhit lokal.

Humphires e shpërndau letrën në Facebook, me shpresë se do ta gjejë shkruesin e saj që tani duhet t’i ketë 37 vjet.

8-vjeçarja e kishte shënuar edhe adresën e saj, që dikush t’ia kthente mesazhin, por pas pothuajse tre dekadash, shtëpia e saj nuk ekziston më.

Falë Facebook, Humphries ishte në gjendje që të binte në kontakt me Chavez. Chavez ishte befasuar që shishja i kishte shpëtuar Uraganit Hugho më 1989.

Sipas CBS, Chavez tha:

“Kush do ta mendonte? Sa bukur është se si një gjë kaq e vogël mund të të kthejë në fëmijëri dhe në kohërat më të lumtura të jetës tënde”.

“Ishte e shkruar që shishja të gjendej. Ishte e shkruar që të bëja diçka, qoftë edhe nëse kjo ishte vetëm një mënyrë që njerëzit të kenë diçka pozitive për të thënë për disa ditë.

Mendoj se e arriti qëllimin e saj”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz