BallinaShqiptare8-vjeçari nga Tirana me inteligjencë mbi normalen fiton konkursin në Francë

8-vjeçari nga Tirana me inteligjencë mbi normalen fiton konkursin në Francë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Anxhelo Yzeiraj është 8-vjeçari nga Tirana me njohuri të përgjithshme mbi mesataren.
Në moshën 1-vjeçare ai është zhvendosur bashkë me familjen për në Francë, ku ka qëndruar për rreth 4 vite.

Në Francë ai ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për inteligjencën. Nga 48 pjesëmarrës, ku më i madhi ishte 18 vjeç, Anxhelo fitoi vendin e parë.

Psikologë të ndryshëm në Francë të cilët e vizitonin Anxhelon 1 herë në javë thonë se ai kishte inteligjencë mbi normalen për moshën e tij dhe kujtesë shumë të mirë.

8-vjeçari me njohuri nga fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me babain e tij Denis Yzeiraj.

“Unë nuk dua ta mburr djalin tim, por ai është fëmijë shembullor. Ai ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur ka marrë pjesë në një konkurs me 48 pjesëmarrës në Francë dhe ka fituar çmimin e parë. Pas konkursit ai ka ngritur flamurin shqiptar në Francë. Edhe drejtori i shkollës në Francë më vinte në shtëpi dhe më thoshte ke një djalë të përkryer. Ai ka qenë 3 vjeç e gjysmë kur vura re se kishte memorie shumë të fortë. Kur i tregoja përralla në të cilat përfshija shtetet dhe kryeqytetet e botës vura re se i mbante mend të gjitha. Pasi jemi kthyer nga Franca kam nisur t’i mësoj historinë e Shqipërisë dhe çdo gjë që i kisha thënë unë ai m’i tregonte mbrapsht”, tha babai i Anxhelos.

Gjatë emisionit 8-vjeçari iu përgjigj edhe një pyetësori dhe nuk gaboi në asnjërën nga përgjigjet. Ai tha po ashtu se lënda e tij e preferuar në shkollë është Matematika dhe se kur të rritet dëshiron që të bëhet inxhinier dhe gjeograf.

“Këtë vit unë kam ndryshuar shkollën dhe mësuesja ende nuk e di sa shumë gjëra di, por do ta mësojë. Unë kur të rritem dua të bëhem inxhinier dhe gjeograf sepse ato ndërtojnë gradaçela. Matematika është lënda ime e preferuar në shkollë”, tha Anxhelo./tvklan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz