BallinaShqiptare8 ballë deti në Durrës, probleme në lundrimin e trageteve

8 ballë deti në Durrës, probleme në lundrimin e trageteve

Të ngjajshme

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit ka shkaktuar probleme në aktivitetin portual dhe vonesa në lundrime, ndërsa deti ka arritur forcën 8 ballë.

Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi përkeqësimin e kushteve të motit në fundjavë. Për pasojë, situata e krijuar gjatë ditës së shtunë ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen dhe mbërritjen e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona.

Trageti i linjës Durrës – Bari (”Aurelia”), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz