BallinaLajme6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për gjashtë raste të ndryshe të dhunës në familje.

Rastet janë në Podujevë, Obiliq, Graqanicë, Prizren, Pejë dhe Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, dy persona është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Podujevë 19.03.2021, 21:50 – Është raportuar se dy motra femra kosovare janë grindur mes vete si dhe kanë sulmuar fizikisht njëra tjetrën. Dy të dyshuarat janë intervistuar dhe pastaj me konsultim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Obiliq 19.03.2021, 22:00 – Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare dhe vajzës së tij. Sipas ankueses i dyshuari ka probleme psikike dhe nuk pranon të trajtohet. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Graqanicë 20.03.2021, 10:00 – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij femër kosovare. Ankuesi kishte qenë në gjendje të dehur si dhe me lëndime të dukshme, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara e lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Prizren 20.03.2021, 20:20 – Është raportuar për dhunë në familje, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuarit njëri mashkull i mitur dhe tjetra femër kosovar. Deri të sulmi ndaj njëri tjetrit ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor e me pas është liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Pejë 20.03.2021, 19:00 – Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.64 promilë. Në lidhje me rastin është konsultim prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 05.03.2021, 19:30 – Me datën 20.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti me datën e lartcekur ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar të ketë tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz