back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajme51 familje në nevojë në Frashër të Mitrovicës po bëhen me shtëpi...

51 familje në nevojë në Frashër të Mitrovicës po bëhen me shtëpi të re

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me humanistin nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë vënë sot gurthemelin e ndërtimit të 51 shtëpive për familjet në nevojë në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojë 40 shtëpi, “Djemtë e Mitrovicës” me bizneset e tyre 10 shtëpi të tjera, si dhe Komuna e Mitrovicës do të ndërtojë një shtëpi, ndërsa vlera e investimit është mbi 1 milion euro dhe punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

I pari i Mitrovicës ka lavdëruar dhe falënderuar humanistin Halil Kastrati, por edhe donatorët e tjerë, për mbështetjen e madhe që kanë bërë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për njerëz të tillë si hoxhë Kastrati, derisa bëri thirrje tek të gjithë pa dallim, që ta mbështesin atë në punën e tij të bamirësisë për familjet në nevojë.

“Ky është një njeri i veçantë të cilin e ka sjellë Zoti në këtë vend dhe Kosova ka tepër nevojë për njerëz të tillë, i cili me punën që është duke bërë është duke treguar një rezultat si asnjëherë më parë në historinë e Kosovës…Edhe njëherë po ju them mbështesni Halilin sepse vërtetë ia vlen ky njeri”, ka thënë Bahtiri.

Humanisti nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, u shpreh i lumtur që po realizon memorandumin e nënshkruar para disa muajsh për qytetarët e Mitrovicës.

Ai potencoi se për të dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, por edhe për mbarë shqiptarët, dita e sotme është një gëzim shumë i madh.

“Ne para disa muajsh me kryetarin Bahtiri dhe Komunën e Mitrovicës kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e 40 shtëpive për familjet nevojtare, parcela është ndarë. Këtij memorandumi i janë bashkangjitur edhe ‘Djemtë e Mitrovicës’ me 10 shtëpi shtesë, si dhe kryetari është treguar zemërgjerë i cili thotë një shtëpi nga ne, pra 51 shtëpi sot po nisin ndërtimin këtu në komunën e Mitrovicës. Për mua si Halil. Për ‘Jetimat e Ballkanit’, por mendoj edhe për mbarë shqiptarët, është një ditë shumë e mirë dhe një gëzim shumë I madh”, theksoi Kastrati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz