34 vjeçarja që rritë 2 fëmijët jetim e kujdeset për vjehrrin, kërkon ndihmë për ushqime!
01

Lexo edheI infektuari me COVID-19 nga Istogu është tregtar, dyshohet se ka pasur kontakt me shumë persona

Bashkëshorti i saj vdiq vitin e kaluar, duke i lënë barrën e gjithë familjes e duke ia vështirësuar edhe më shumë jetën asaj.
Si nënë e një djali 5 vjeç dhe e një vajze 2 vjeç thotë se më së shumti ka mungesë për ushqime, kjo pasi që është shumë e vështirë ta mbyllë muajin me ndihmën sociale e ofruar nga shteti.
“Është shumë e vështirë me kalu muajin me 100 euro social. Fëmija kanë shumë gjëra mungesë, më së shumti hjeku për ushqime se për rroba ja bëj diqysh. Unë kujdesem edhe për vjehrrin, babain e burit. Sigurisht që është vështirë me u kujdes e gjitha për krejt por ja dal, duhet me u pajtu që me ja dal”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.

Nëna e dy fëmijëve, poashtu tregon se banon me qera, dhe se ndihet shumë keq duke e ditur faktin se nuk ka shtëpi të veten.

Lexo edheI infektuari me COVID-19 nga Istogu është tregtar, dyshohet se ka pasur kontakt me shumë persona


Ajo bënë thirrje që t’i dalin në ndihmë për të siguruar ushqimet, derisa bën me dije faktin se shumë njerëz duke e ditur gjendjen e saj i kanë ndihmuar deri më tani. /Indeksonline/