back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajme31 zyrtarë të lartë e fshehin pasurinë, në mesin e tyre edhe...

31 zyrtarë të lartë e fshehin pasurinë, në mesin e tyre edhe prokurorë, gjykatës dhe deputetë! (Dok)

Të ngjajshme

Rusia alarmon NATO-n dhe aleatët e saj me shkeljen e hapësirës së tyre ajrore

Aleatët e NATO-s dënuan shkeljen e hapësirës ajrore të...

38 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton mbi dy mijë e 500 gjoba

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër...

Ndahet nga jeta Shefi i Ndërrimit të Zjarrfikësve në Malishevë, Liman Sertolli

Ka ndërruar jetë Shefi i Ndërrimit në Njësinë Profesionale...

Slot i jep mbështetje Florian Wirtz: Ai bëhet gjithnjë e më i mirë

Florian Wirtz ende nuk po arrin të lë gjurmë...

31 zyrtarë të lartë publik kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në mesin e tyre prokurorë, gjykatës, deputetë edhe zyrtarë komunal. Sipas AKK-së vetëm 6 prej tyre kanë dhënë arsyje për këtë veprim, ndërsa të tjerët jo.Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4737, prej të cilëve 4651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.18 %), raporton GazetaBlic.com“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 49 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Po ashtu, AKK njofton se 12 zyrtarë të lartë publik nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv.

Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor

 

1 Besim Malsori Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – ZKM
2 Bajram Mulaj Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – ZKM
3 Ivan Milojevic Zyra e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës – ZKM
4 Luan Hyseni Agjencia Pyjore e Kosovës – MBPZHR
5 Sejdi Sejdiu Universiteti i Prizrenit – MASHT
6 Egzonit Jakupi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
7 Orhan Kërkezi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
8 Brikena Ceraja Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
9 Xhevdet Pantina Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
10 Antigona Kqiku Komuna Gjilan
11 Riza Abdyli Komuna Gjilan
12 Qazim Maloki Komuna Deçan
13 Naim Gjeli Komuna Drenas
14 Burim Bujupi Komuna Drenas
15 Petrit Sinani Komuna Drenas
16 Xhevxhet Berisha Komuna Klinë
17 Tush Dedaj Komuna Klinë
18 Filloreta Bytyçi Komuna Malishevë
19 Adem Abazi Komuna Novo Bërdë
21 Florije Jashari Komuna Obiliq
22 Nazmi Gashi Komuna Obiliq
23 Mirjesta Krasniqi Komuna Rahovec
24 Besnik Hoti Komuna Rahovec
25 Valon Haliti Komuna Skenderaj
26 Driton Veselaj Komuna Suharekë
27 Xhevxhet Gashi Komuna Suharekë
28 Milot Deliu Komuna Shtime
29 Ilir Baldedaj Komuna Prizren
30 Fatmir Rudari Komuna Podujevë
31 Esat Ejupi Komuna Podujevë 

 

 

Zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë pas afatit ligjor

 

1 Etem Arifi Kuvendi i Republikës së Kosovës – KRK
2 Bujar Bukoshi Zyra e Krye Ministrit të Republikës së Kosovës – ZKM
3 Arbër Geci Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT
4 Vesel Krasniqi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
5 Zoja Lleshi Berisha Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – MFSK
6 Burbuqe Deva Bakia Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
7 Luan Daka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
8 Ismet Bogujevci Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
9 Malbur Krajku Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
10 Zake Prelvukaj Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
11 Sedat Baraliu Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
12 Sabile Keqmezi Basha Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
13 Daut Demaku Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS
14 Gani Elshani Ministria e Diasporës
15 Jashar Cukiq Ministria e Punëve të Brendshme dhe ARC
16 Refiqe Ternava Ministria e Punëve të Jashtme
17 Mirlindë Gashi Ministria e Punëve të Jashtme
18 Avni Spahiu Ministria e Punëve të Jashtme
19 Orhan Hajrizi Ministria e Punëve të Jashtme
20 Goran Stojanovic Policia e Kosovës
21 Skender Nreca Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë
22 Alban Pozhegu Fondi i Sigurimeve Shëndetësore
23 Ardian Gaxherri Autoriteti i Aviacionit Civil
24 Musa Dragusha Komisioni i Pavarur i Mediave
25 Xhavit Osmani Prokuroria e Shtetit
26 Flora Doda Prokuroria e Shtetit
27 Rafet Ibishi Trepça
28 Shaban Gërxhaliu Gjykata Themelore – Prishtinë
29 Haki Dragusha Komuna Prishtinë
30 Fadil Gashi Komuna Prishtinë
31 Dren Kukaj Komuna Prishtinë
32 Bedrija Ejupagic Komuna Prizren
33 Edis Aljilji Komuna Prizren
34 Dafina Syla Dina Komuna Gjakovë
35 Saranda Hoda Komuna Gjakovë
36 Dritëro Hyseni Komuna Ferizaj
37 Xhafer Berisha Komuna Ferizaj
38 Haki Shehaj Komuna Deçan
39 Valdet Nuraj Komuna Deçan
40 Halil Qerimi Komuna Fushë Kosovë
41 Kreshnik Maloku Komuna Junik
42 Isah Hoda Komuna Kamenicë
43 Xufe Kelmendi Komuna Klinë
44 Milan Aritonovic Komuna Ranillug
45 Nebojsa Stojanovic Komuna Ranillug
46 Shefket Kuçi Komuna Suharekë
47 Nasuf Aliu Komuna Vushtrri
48 Fridon Lala “Lotaria e Kosovës” sh.a. Prishtinë
49 Milazim Bytyçi Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovë Sh.A “INFRAKOS” 

Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor për arsye shëndetësore dhe të tjera

1 Sinisa Mandusic Gjykata Themelore – Mitrovicë Ka sjellë vërtetim nga spitali, është i shtrirë në spital të Beogradit.
2 Bekim Jupa Komuna Gjakovë 04.04.2018 (Arsye shëndetësore me dëshmi)
3 Vlora Hoti Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT Është larguar me datë 30/03/2018, afat deklarimi deri më 30/04/2018
4 Teuta Pustina Universiteti i Prishtinës – MASHT Është larguar me datë 29/03/2018, afat deklarimi deri më 29/04/2018
5 Salih Sefa Ministria e Punëve të Jashtme Ka mbaruar pozitën deklaruese me 31.03.2018, ndërsa ka deklaruar pasurinë me mbarim të detyrës me datë 10.4.2018.
6 Radmila Kapetanovic Gjykata Themelore Mitrovicë / Dega – Zubin Potok Është përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë, por nuk ushtron funksionin që nga viti 2013.

 

Mosdeklarimi i pasurisë apo fshehja e pasurisë nga zyrtarët shtetërorë mbetet vepër penale. Kjo për faktin se qeveria i është dorëzuar presionit të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të tjerë që të mos ndryshojë Kodin Penal, pikërisht pikën për deklarimin e pasurisë.Ndryshe, procesi i deklarimit të pasurisë zgjatë një muaj. Ai ka filluar më 1 mars dhe përfundon sot më 3 prill, kjo pasi që sipas një njoftimi të lëshuar nga AKK llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Neni 81, paragrafi 4 përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.Në vitin e kaluar AKK ka ngritur kallëzim penal ndaj personave të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.Sipas AKK-së mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz