SHUMA E PARAVE QË U VODHËN NË NJË POSTË NË PODUJEVË
BILLI
Lexo edheKrejt i vetmuar Tahiri rikthehet në Parlament, ja deputeti i vetëm që e takoi në sallën brenda (foto)
Filiali i Postës dhe Telekomit të Kosovës, që gjendet në fshatin Kërpimeh të Podujevës, ka qenë cak i hajdutëve të cilët kanë demoluar objektin dhe kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme si dhe dy vula postare.
Punëtorët e Postës kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 7 e 45 të mëngjesit.
“Ankuesi, punëtor në PTT, mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se në postën e fshatit të dyshuar të panjohur kanë demoluar dyert e objektit të postës dhe nga aty kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme dhe dy vula zyrtare të postës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Lexo edheKrejt i vetmuar Tahiri rikthehet në Parlament, ja deputeti i vetëm që e takoi në sallën brenda (foto)