back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajme30 ditë paraburgim të dyshuarit që goditi me kamion punëtorin e Bechtel...

30 ditë paraburgim të dyshuarit që goditi me kamion punëtorin e Bechtel Enkas

Të ngjajshme

Corinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Raportet mes Memphis Depay dhe Corinthians kanë shënuar shumë...

Fshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e...
- Advertisement -
Gjykata sot ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit që shkaktoi aksident, ku për pasojë vdiq një punëtor i Bechtel Enkas duke punuar në autostradën Prishtinë-Shkup.

Ramiz Krasniqi avokati i të dyshuarit e ka konfirmuar për lajmi.net masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Sapo përfundoi seanca dhe klientit tim iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Punëtori 35 vjec dyshohet se është shkelur nga një kamion me ujë, dhe kishte vdekur në vend.

Policia kishte konfirmuar rastin se punëtori ishte goditur në punishte.

Ky nuk është rasti i parë që punëtorët e Bechtel Enkas vdesin në vendin e punës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz