back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShqiptare3 mijë euro 1 kg, bima e rrallë që rritet në Shqipëri

3 mijë euro 1 kg, bima e rrallë që rritet në Shqipëri

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Rreth 3.000 euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak.

Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër.

Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjethe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera.

Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufi. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.

Tartufët e bardhë ngjajnë me zhardhokët e patates. Por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin.

E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme.

Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi.

Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë.

Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash. Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz