2TON surprizon fansat, publikon këngën e re “Je distancu”
dp·

Reperi i njohur shqiptar, 2TON, ka ardhur me një surprizë të re për fansat e tij. Artisti ka publikuar projektin më të ri muzikor, të titulluar “JE DISTANCU”, i cili tashmë është i disponueshëm në kanalin “Youtube”.
Me këtë këngë të re, 2TON rikthehet në skenën muzikore duke sjellë një tjetër projekt për publikun që e ndjek dhe e mbështet ndër vite.
Publikimi është shoqëruar me njoftimin “JE DISTANCU / OUT NOW”, duke bërë që fansat të kenë mundësinë ta dëgjojnë projektin e ri.
A do të jetë “JE DISTANCU” hiti i radhës i 2TON? Kjo mbetet të shihet nga pritja dhe reagimet e publikut./Indeksonline/
Lexo edhePlot 17 vite pas vdekjes së mbretit të pop-it, vajza e Michael Jakson kërkon shumën marramendëse nga pasuria e babait















