27 vjet nga zhdukja e intelektualëve, Bajraktari: Dhimbje që rëndon ende dhe kërkon drejtësi
dp

Lexo edheKosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin në kulturë dhe trashëgimi

Avokati i njohur Ardian Bajraktari, në një reagim publik, ka theksuar se 27 vitet e kaluara janë shoqëruar me pritje, dhimbje dhe heshtje që, sipas tij, rëndon mbi ndërgjegjen e kujtdo që ka përgjegjësi për të folur dhe për të kërkuar drejtësi.
Ai ka vlerësuar se të zhdukurit nuk ishin vetëm emra në një listë, por “mendje të ndritura dhe zëra të arsyes” që i kanë shërbyer vendit me përkushtim dhe dinjitet.
Bajraktari ka theksuar se zhdukja e tyre përbën krim jo vetëm ndaj familjeve, por edhe ndaj shoqërisë, së vërtetës dhe njerëzimit.
“Pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, nuk mund të ketë paqe. Pa drejtësi, nuk ka mbyllje plagësh”, ka shkruar ai, duke shtuar se dhimbja mbetet po aq e fortë edhe pas 27 vitesh.

Lexo edheKosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin në kulturë dhe trashëgimi
Në fund të reagimit të tij, Bajraktari ka bërë thirrje për drejtësi dhe ka përkujtuar të zhdukurit me dhunë. /Lajmi.net/