24 orët e fundit në Spanjë, 462 të vdekur dhe 4500 të infektuar me koronavirus
03

Lexo edheKosovari i prekuri me koronavirus: Ju lus – rrini në shtëpi, kujdesuni për veten dhe ata që ju rrethojnë (VIDEO)

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, 462 persona kanë vdekur dhe rreth 4500 janë infektuar me koronavirus në Spanjë. Këto shifra e kanë çuar në 2182 numrin e përgjithshëm të viktimave, kurse në mbi 33 mijë numrin e të infektuarve.
Sipas autoriteteve, mbi 2300 persona të infektuar ndodhen nën kujdes intenziv, ndërsa rreth 3350 janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Të hënën, një zëdhënës i qeverisë konfirmoi se rreth 12 për qind e personave të infektuar janë punëtorë të sektorit të shëndetësisë.
Gjatë fundjavës, në Madrid u panë skena të tmerrshme. Spitalet janë mbushur me pacientë dhe disa prej tyre u panë të shtrirë nëpër korridore, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Lexo edheKosovari i prekuri me koronavirus: Ju lus – rrini në shtëpi, kujdesuni për veten dhe ata që ju rrethojnë (VIDEO)
Autoritetet po i shndërrojnë në spitale objektet e tjera, përfshirë një qendër të konferencave në Madrid. Të tilla spitale pritet të përgatiten edhe në pjesët e tjera të vendit.
Kryeministri spanjoll njoftoi të dielën se karantina mbarëkombëtare do të vazhdojë të mbetet në fuqi të paktën deri më 12 prill.
Spanja është vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë pas Italisë.