back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajme21 vjeçar nga Kosova qëllohet me armë në Zvicër

21 vjeçar nga Kosova qëllohet me armë në Zvicër

Të ngjajshme

Një shqiptar (21) nga Kosova mbeti i plagosur dje mbrëma në qytetin zviceran Ebikon (LU).

Policia ka arrestuar një zviceran(34) dhe ndërkohë po kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes, shkruan “Blick”.

Policia mori alarmin rreth orës 20.45, se ishin dëgjuar të shtëna në rrugën Schulhausstrasse te Ebikonit. Atje policia arriti të gjejë shumë persona mes tyre edhe 21 vjeçarin e plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas policisë ndodhet në gjendje stabile për jetën, përcjell botasot.info.

Policia dhe Prokuroria zvicerane nuk kanë dhënë detaje tjera për ngjarjen e mbrëmshme. “Communiqué der Polizei” ka sqaruar vetëm se është arrestuar një 34 vjeçar zviceran, që dyshohet të jetë agresori.

Autoritetet zvicerane kërkojnë ndihmë nga dëshmitarët okularë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz