201 zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut u trajnuan për komunikim për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore
dp

Lexo edhePoeti Lulzim Tafa pjesë e ekspozitës ndërkombëtare poetike “Shi Xu” në Shangai të Kinës

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë gjithsej 201 zyrtarë policore nga gjeneratat 59, 60, 61 dhe 62 të Policisë së Kosovës.
“Punëtoria është organizuar nga zyrtarë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës dhe ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e komunikimit efektiv, parandalimin dhe uljen e tensioneve, si dhe forcimin e ndjeshmërisë gjinore gjatë ushtrimit të detyrës policore. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të shkëmbejnë përvoja, të diskutojnë raste praktike dhe të thellojnë njohuritë mbi qasjet bashkëkohore në menaxhimin e situatave që kërkojnë kujdes të veçantë”, thuhet nga Policia e Kosovës e cila ka shpreh falënderim ndaj EULEX-it

Lexo edhePoeti Lulzim Tafa pjesë e ekspozitës ndërkombëtare poetike “Shi Xu” në Shangai të Kinës