17 mijë fidanë pemësh për fermerët vushtrrias nga komuna e tyre (foto)
Në kuadër të investimeve në sektorin e bujqësisë për këtë vit, Komuna e Vushtrrisë, përkatsisht Drejtoria për Bujqësi ka realizuar sot projektin e subvencionimit të fermerëve në fushën e pemëtarisë, njofton faqja e komunës në Facebook.
Kryetari i Komunës Bajram Mulaku dhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi, Arta Haxhaj kanë ndarë fidanë për fermerët e komunës. Projekti i Drejtorisë së Bujqësisë për subvencionim, ka si qëllim zhvillimin e degës së pemëtarisë në komunën e Vushtrrisë, prandaj mbi 17 mijë fidane të cilësisë së mirë u janë shpërnda 14 fermerëve, që do mundësojnë krijimin e po kaq pemishteve të reja në komunë në një sipërfaqe prej 7 hektarësh, gjë që do të thotë se kjo mbështetje është e mirëseardhur për fermerë dhe për furnizimin e tregut me pemë.
“ Jemi shumë të lumtur që po arrijmë të përkrahim fermërët e komunës në këtë mënyrë, sepse në këtë mënyrë do të rrisim edhe potencialin prodhues të pemëve në komujën tonë “, ka thënë kryetari Mulaku,i cili përgëzoi fërmerë përfitues.
Lexo edheTërmeti në Greqi (foto)
Në mesin e përfituesve ishte edhe Blerta Zekolli, e cila ka shprehur mirënjohje per mbështetjen e komunës. Ajo dhe fermërët e tjerë u zotuan se do të punojnë maksimalisht për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pemishteve, me të cilat synojnë të krijojnë të mira materiale.
Në shpërndarjen e fidaneve ishte e pranishme edhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi, Arta Haxhaj,e cila ka premtuar edhe investime tjera në sektorin e bujqësisë në komunën e Vushtrrisë.














