BallinaLajme16 vjet burgim për vrasjen e 2017-ës në qebatore (Video)

16 vjet burgim për vrasjen e 2017-ës në qebatore (Video)

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 16 vjet burgim të akuzuarin E.B për veprën penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I akuzuari E.B. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 nëntor 2017. I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521.68) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej katërqind (400) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi” thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar dy ditë më parë, i akuzuarit E.B., ka pranuar fajin se me 01 nëntor të vitit 2017 në Gjakovë, pikërisht në qebaptoren “T-B” me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.H. për shkak të një mosmarrëveshjeje që i akuzuari kishte pasur kohë më parë me tani të ndjerin.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz