back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme15 kosovarë ndalohen duke provuar të hynin ilegalisht në Kroaci nga Serbia

15 kosovarë ndalohen duke provuar të hynin ilegalisht në Kroaci nga Serbia

Të ngjajshme

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...
Policia kroate ka arrestuar tre qytetarë të saj të cilët futnin ilegalisht në Kroaci 15 qytetarë të Kosovës, të cilët u ndaluan dhe u rikthyen sërish në Serbi.

Kosovarët u futën në mënyrë ilegale në Kroaci nga Serbia, shkruan sot e portali kroat Narod.hr.

Zëdhënësja e policisë kroate, Kata Nujic i ka thënë agjencisë kroate të lajmeve Hina, se policia ka ndaluar të enjten në Autostradën A3 tri makina, të cilat voziteshin nga qytetarë kroatë 23, 24 dhe 34 vjeçarë. Ata transportonin 15 qytetarë të Kosovës, në mënyrë ilegale.

“Në kuadër të krizës së refugjatëve, policia është në aktivitet të rregullt për ndalimin e kalimit ilegal të kufijve”, ka thënë Nujic.

Qytetarët e Kosovës pritet të rikthehen në Serbi, edhe pse u mbajtën disa orë në stacionin policor të Slavonski Brod në Kroaci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz