BallinaLajme140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar në Serbi...

140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar në Serbi më 2014

Të ngjajshme

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar dje në veri të vendit, ka gjetur dhe sekuestruar 140 kilogramë eksplozivë.

Sipas autoriteteve, materiali shpërthyes është i prodhuar në Serbi.

Lidhur me këtë rast, në emisionin Info Magazine ka folur shefi i Planifikimit në Operativën e Policisë në veri, Erduan Baliqi.

“Eksplozivi përmban tiketën që është i vitit të prodhimit në vitin 2014-të. Më tutje nuk mund të flasim më shumë rreth kësaj çështje”, deklaroi Baliqi në Klan Kosova.

Ai theksoi se në veri është rritur dukshëm bashkëpunimi dhe raportimi i rasteve nga ana e qytetarëve.

“Andaj edhe ne i thërrasim të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë që çdo informacion që e posedojnë për ndonjë mjet të rrezikshëm, ose armatim ose eksplozivë, të bashkëpunojnë me ne dhe ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e duhura”, deklaroi Baliqi në Info Magazine.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz