14 raste me fruth në Kosovë brenda një muaji, IKSHPK apel urgjent për vaksinimin e fëmijëve
dp

Lexo edhePal Lekaj tërhiqet nga gara për deputet, jep mbështetje të plotë për AAK-në dhe Ardian Gjinin

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me pesë raste, pasuar nga Prishtina dhe Kaçanik me nga tre raste. Nga një rast është raportuar edhe në Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.
IKSHPK ka bërë të ditur se të gjitha rastet e konfirmuara janë persona të pavaksinuar me vaksinën MMR kundër fruthit, shytave dhe rubellës, ndërsa të gjithë pacientët kanë marrë trajtim spitalor.
“Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi”, thuhet në njoftim.

Lexo edhePal Lekaj tërhiqet nga gara për deputet, jep mbështetje të plotë për AAK-në dhe Ardian Gjinin
Instituti u ka bërë thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. /Lajmi.net/