BallinaLajme138 kosovarët e kthyer sot nga Londra nuk futen në karantinë, vetëizolohen...

138 kosovarët e kthyer sot nga Londra nuk futen në karantinë, vetëizolohen në shtëpi

Të ngjajshme

Shtyhet seanca e Noizyt në GJKKO

Është shtyrë për datën 13 maj, seanca gjyqësore në...

BioNTech në Gjermani po e ndalon prodhimin e vaksinës COVID

BioNTech, kompania gjermane që u bë e njohur globalisht...

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Janë kthyer nga Londra 138 kosovarë që ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada.

Ardhjen e tyre sot e konfirmoi Ambasada e Kosovës në Londër me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, thuhej në njoftim.

Mirëpo të ardhurit nga Londra nuk do të futen në karantinë tek Qendra e Studentëve.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, Valdet Hashani.

“138 qytetarët që kanë ardhur nga Londra nuk do të futën në karantinë këtë pasi janë liruar me procedurë nga mjekët në aeroportin “Adem Jashari”.

“Të gjithë qytetarët do të fute në vetizolim për 14 ditë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Hashani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz