BallinaKulturë1325 materiale të sekuestruara nga Task Forca kundër Piraterisë

1325 materiale të sekuestruara nga Task Forca kundër Piraterisë

Të ngjajshme

Ford sërish në qendër të vëmendjes për tërheqje masive automjetesh

Vitin e kaluar, Ford Motor Company lëshoi më shumë...

Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer zhvillon bisedë telefonike me Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike...

Afati deri më 31 mars, mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra...

Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin...

Moti për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, konkretisht Inspektorati i Tregut, në mbështetje të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, në Gjakovë, ka bërë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.

Procesi kontrollues dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për të Drejtat e Autorit, nga ana e Task Forcës, respektivisht Inspektoratit të Tregut është zhvilluar në Gjakovë, me datën 23 Qershor 2016, ku është bërë sekuestrimi i materialit pirat, përkatësisht janë sekuestruar 446 copë libra dhe 879 DVD me material muzikor dhe filmi.

Ndaj bizneseve tek të cilat është gjetur materiali pirat, pa leje dhe pa marrëveshje me mbajtësit e të drejtave, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar gjobën përkatëse.

Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit, njofton mbajtësit e të drejtave dhe subjektet të cilat bëjnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit, se është në veprim dhe do te ndërmarrë aksione të vazhdueshme në treg, duke instaluar sistemin e mbrojtjes së krijimtarisë intelektuale dhe luftën kundër piraterisë si një mision të përditshëm të institucioneve shtetërore.

Task Forca kërkon nga të gjithë personat të cilët pretendojnë së të drejtat e tyre janë duke u shkelur, të drejtohen në organet kompetente, Inspektoratin e Tregut dhe Policinë e Kosovës, dhe njëherësh Task Forca ua rikujton masat e parapara ligjore për shkeljen e të drejtave të autorit: Sipas Ligjit për të Drejtat e Autorit, nëse personi juridik në kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta, dënohet me gjobë prej dymijë (2000) deri në dhjetëmijë(10 000) Euro.

Sipas Kodit Penal, kushdo që bën shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, dënohet me gjobë dhe/ose me burgim nga 3 muaj deri në 8 vjet. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e produkteve dhe materialeve që shkelin të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta konfiskohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz