BallinaKulturëRreth 800 mijë euro investime në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”

Rreth 800 mijë euro investime në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, nënkryetar dhe Eroll Saliun, sekretar.

Ministri Shala i informoi drejtuesit e FFK-së me vendimin e sotshëm të Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë eurosh për projektin “Renovimi i Stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë”. Ndarja e këtyre mjeteve financiare është bërë më qëllim të përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës sportive në këtë stadium, sipas rekomandimeve të FIFA-së dhe UEFA-së, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve financiare do të realizohet nga kursimet e MKRS-së.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se me këtë investim financiar, Qeveria e Kosovës po përgatitë këtë stadium për gara ndërkombëtare në përkim më standardet e kërkuara, në mënyrë që përfaqësuesja e Kosovës dhe skuadrat tona të mund t’i zhvillojnë sa më parë ndeshjet ndërkombëtare në Mitrovicë.

Po ashtu, ministri Shala dhe drejtuesit e FFK-së u dakorduan që gjitha punët e investimeve në këtë projekt, të koordinohen sa më mirë dhe në mënyrë sa më profesionale, në mënyrë që punimet të kryhen sa më parë dhe në mënyrë sa më cilësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz