13 vjet nga shpallja e pafajësisë, Haradinaj: Lufta për të vërtetën zgjati po aq sa lufta për liri
dp

Lexo edheBasha prej zyrës së kryeparlamentarit lutë diasporën të votojë: Bëhuni pjesë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot përvjetorin e rëndësishëm të pafajësisë së tij në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shprehu se data 17 nëntor 2004 shënoi fillimin e rrugëtimit të tij ligjor, i cili përfundoi më 29 nëntor 2012 me aktvendimin që e shpalli të pafajshëm.
Ai theksoi se edhe pas rigjykimeve të mëvonshme, qëllimi i tij ka qenë gjithmonë vërtetimi i së vërtetës dhe mbrojtja e nderit të Kosovës.
“Lufta ime për të vërtetën zgjati po aq sa lufta për liri, dhe në të dyja këto beteja dola fitimtar,” shkroi Haradinaj, duke falënderuar të gjithë ata që besuan në pafajësinë e tij dhe që i qëndruan pranë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Lexo edheBasha prej zyrës së kryeparlamentarit lutë diasporën të votojë: Bëhuni pjesë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Ai gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij që, në çdo veprim dhe vendim, të sjellë fitore dhe nder Kosovës, duke theksuar se kurrë nuk ka lëvizur nga kjo detyrë, as në luftë e as në paqe./IndeksOnline/