BallinaLajme13 milionë eurot që Veriu ia ka borxh Ujësjellësit, i lënë pa...

13 milionë eurot që Veriu ia ka borxh Ujësjellësit, i lënë pa ujë Mitrovicën e Skenderajn

Të ngjajshme

Oriola publikon video me fustan të zi, fizikun e saj duhet ta keni zili (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi...

Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një...

Një grua nga Fushë Kosova vdes në QKUK, rasti po hetohet

Një grua nga Fushë Kosova është dërguar në Qendrën...

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë,...

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KRUM) ka njoftuar gjatë ditës së sotme konsumatorët e Mitrovicës, Skenderajt si dhe të Veriut të Mitrovicës se nga ora 11:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol të Mitrovicës, pasi që KESCO ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike si pasojë e moskryerjes së obligimeve financiare ndaj KESCO-s nga ana KRUM-it.

Mos-pagesën e borxhit, KRU “Mitrovica” e kishte arsyetuar me borxhet e akumuluara nga Veriu i Mitrovicës i cili, sipas kompanisë, arrin mbi 13 milionë euro dhe të cilin borxh, thotë kompania, “tash e njëzet vite nuk po e merr përsipër askush për ta paguar, kurse Ujësjellësi ende vazhdon ta furnizojë Veriun me ujë të pijes pa asnjë kompensim financiar”. j1%

Por, në një njoftim të radhës, kjo kompani ka bërë të ditur se është furnizimi me energji elektrike në Fabrikën e Ujit të Pijes në Shipol.

“Në këto qaste kemi startuar me vënien në funksion të fabrikës së ujit, pasi që KESKO ka rifilluar furnizimin me energji elektrike, prandaj brenda dy tri orëve pritet që furnizimi me ujë të pijes të normalizohet tërësisht”, thuhet në njoftimin për media të KRUM.

Kompania shpreson që institucionet vendore në të ardhmen të gjejnë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet ujësjellësi “e për të cilat ne si kompani nuk kemi mundësi t’i zgjidhim”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz