“13 kilogramë për 8 ditë”, Xhuli tregon si po rikthehet në formë pas lindjes

Juliana Nura po përjeton ditët e para të mëmësisë pas ardhjes në jetë të binjakëve, ndërsa përmes rrjeteve sociale po ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj e re, shkruan IndeksOnline.
Vetëm pak ditë pas lindjes, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka folur edhe për ndryshimet që ka vërejtur në trupin e saj.
Në një postim të publikuar në Instagram Story, Juliana ka deklaruar se ka humbur 13 kilogramë brenda tetë ditësh nga lindja e binjakëve.
Ajo ka treguar se gjatë kësaj periudhe po konsumon rreth tre litra ujë në ditë, ndërsa si një tjetër faktor ka përmendur edhe ushqyerjen e binjakëve me gji.
Sipas saj, brenda 24 orëve arrin të nxjerrë deri në 1.2 litra qumësht gjiri, të cilin e ka lidhur me ndryshimin e peshës së saj pas lindjes.

Lexo edhe‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan’, Era po duket ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit
Juliana u bë nënë pak ditë më parë, duke sjellë në jetë binjakët dhe duke publikuar edhe fotografitë e para me ta. Që prej atëherë, ajo ka vazhduar të ndajë me ndjekësit momente nga ditët e para të jetës së saj si nënë.

Rrugëtimi drejt mëmësisë ka qenë i dokumentuar publikisht nga Juliana edhe gjatë muajve të shtatzënisë. Ajo kishte treguar më herët se kishte zgjedhur të bëhej nënë përmes fertilizimit in vitro (IVF).
Pas lindjes së binjakëve, Juliana e ka cilësuar mëmësinë si një kapitull të jashtëzakonshëm, duke e përshkruar këtë periudhë si një nga udhëtimet më të vështira, por edhe më të bukura të jetës së saj.














