11-vjeçaren e martojnë me dhunë në Kosovë
03

Lexo edheMotra qetëson vëllain e sëmurë me leukemi, fotografia që po thyen zemrat

Policia malazeze raportoi një rast të martesës së detyruar me të mitur, kur një vajzë 11-vjeçare malazeze me kombësi rome ishte martuar në Kosovë.
“Një rast i një vajze 11 vjeçare e cila është martuar me dhunë është raportuar në polici. Vajza është në territorin e Kosovës dhe shpresojmë se do të reagojmë shpejt dhe në mënyrë adekuate, duke pasur parasysh që vajza tashmë ka filluar jetën me dhëndrin e dyshuar”, njoftoi Fana Delija nga qendra për Nismën rome.
Rasti u raportua të premten dhe, siç shton Delija, ata nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh me vajzën tani.

Lexo edheMotra qetëson vëllain e sëmurë me leukemi, fotografia që po thyen zemrat
“Ne presim që vajza të kthehet nga Kosova dhe të merren hapat e mëtutjeshëm”, tha Delija, për RTCG, transmeton Zeri.info.
Ajo, gjithashtu, deklaron se ka një ndërgjegjësim në rritje të femrave rome që të raportojnë rastet e martesave të aranzhuara.