Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj viktimës në qytetin e Pejës
dp

Lexo edheKurti takohet me ndërkombëtarët pas zgjedhjes së presidentes, në fokus stabiliteti institucional dhe rruga drejt BE-së

Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se sot ka pranuar një video nga një qytetar, në të cilën shihet një person duke ushtruar dhunë ndaj një viktime në qytetin e Pejës.
Pas pranimit të videos, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për identifikimin e personit të dyshuar dhe të viktimës, si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe ligjore.
Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë shoqëruar në polici personin e dyshuar dhe viktimën, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme procedurale.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Lexo edheKurti takohet me ndërkombëtarët pas zgjedhjes së presidentes, në fokus stabiliteti institucional dhe rruga drejt BE-së
Prokuroria Themelore në Pejë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin në raportimin e rasteve që bien ndesh me ligjin.
Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rasteve të tilla.
Prokuroria Themelore në Pejë rithekson rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke garantuar trajtimin e çdo rasti në përputhje me ligji.