back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëMotra qetëson vëllain e sëmurë me leukemi, fotografia që po thyen zemrat

Motra qetëson vëllain e sëmurë me leukemi, fotografia që po thyen zemrat

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Një nënë ka shpërndarë një fotografi prekëse të vajzës së saj duke ngushëlluar vëllain e saj të vogël.

Në gusht të vitit të kaluar, Beckett Burge u diagnostikua me leukemi limfoblastike akute, një lloj i kancerit të gjakut që nisë në qelizat e bardha të gjakut në eshtra.

Ai ishte vetëm 2 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë. Që atëherë, Beckett kaloi shumë kohë në spital, duke iu nënshtruar kemoterapisë si dhe transfuzionit të gjakut, transmeton Gazeta Express.

Dashuria dhe mbështetja e motrës së tij të vogël Aubrey po ia dëshmon atij se duhet të luftojë me sëmundjen e rëndë. Edhe pse është vetëm 14 muaj më e vjetër, Aubrey po dëshmon se është e rritur dhe një motër e madhe që kujdeset për vëllain e saj.

Sipas nënës Kaitlin Burge, 28 vjeç, Aubrey ka një lidhje të veçantë me vëllain e saj, të cilin ajo e përshkruan si “miku i saj më i mirë”. Në janar, Kaitlin e bëri një foto prekëse të Aubrey duke u kujdesur për Beckett, përderisa ai qëndronte i sëmurë afër tualetit.

Vogëlushja shihet duke ia fërkuar shpinën dhe duke i ofruar mbështetje atij. Pasi u bë fotografia, nëna e publikoi atë në internet dhe u bë virale, duke prekur zemrat e shumë njerëzve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz