105 vjet në kërkim të varrit të heroit drenicas

Jo më shumë se tri kilometra nga kulla, në Tërnafc, në një perimetër prej rreth 15 ari ndodhen mbetjet mortore të heroit Ahmet Delia, i cili me djalin e tij Murselin më 25 dhjetor 1912 kishin vrarë me sakica tetë xhandarë të Serbisë që kishin hyrë në një shtëpi në Prekaz, në të cilën ndodheshin vetëm gra. As familja e Ahmet Delisë e as institucionet nuk kanë gjurmuar për t’i gjetur eshtrat që pushojnë jo fort larg kullës, shkruan Gazeta “Zëri”, në edicionin special të Vitit të Ri 2018!
Janë të paktë, e ndoshta edhe nuk ka hiç rast në Kosovë që një heroi t’i ngrihen përmendore e t’i thuren këngë për heroizmin e tij e të mos i dihet varri.
Ahmet Delia, nga Prekazi, i cili ndër shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë, por edhe të trojeve të tjera shqiptare njihet për heroizmin e tij të madh, në kohën kur xhandarët serbë hynin lirshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve për të plaçkitur, për të torturuar e për të përdhunuar nuk ka varr.

Por eshtrat e Ahmet Delisë dihet se ku prehen, hiç më larg se tri kilometra nga kulla e tij në Tërnafc.
Por as para luftës së fundit e as pas luftës për të gjurmuar për mbetjet mortore të Ahmet Delisë nuk janë përkujdesur as familja e tij e as institucionet e shtetit të Kosovës, shkruan tutje “Zëri”.
Tërnafci: Dihet saktë ku janë eshtrat e Ahmet Delisë
Lexo edheGjithçka çfarë thanë sot Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci për 30 dhjetorin sulmin në Prekaz (VIDEO)

Disa nga banorët e Tërnafcit, një fshat fqinj me Prekazin, kanë thënë se dihet qëmoti ku ndodhen eshtrat e heroit Ahmet Delia.
Sipas tyre, trupi i Ahmet Delisë është varrosur në fshehtësi në Tërnafc, skaj një rruge, e cila tanimë nuk ekziston.
Terreni ka ndryshuar shumë, rreth atij vendi janë ndërtuar shtëpi, por pjesa ku supozohet se ndodhen mbetjet mortore të Ahmet Delisë nuk janë prekur. /zeri.info/















