Qeveria ndan 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut
BILLI

Lexo edhePas lirimit të detyrës si ministre e drejtësisë, Albulena Haxhiu shijon kohën e lirë pranë familjes

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut, të riut që humbi jetën në Qendrën e Studentëve sa ishte në karantinë.
Agon Musliu humbi jetën më 3 maj pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve.
Musliu për fat të keq nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente, pavarësisht që mjekët kujdestarë tentuan ta mbanin në jetë përmes reaminacionit.

Lexo edhePas lirimit të detyrës si ministre e drejtësisë, Albulena Haxhiu shijon kohën e lirë pranë familjes
Agon Musliu ishte fëmija i vetëm i familjes e lidhur me vdekjen e tij ngushëllime shprehën shumë udhëheqës institucionesh, familjarë e qytetarë të vendit që padyshim me shumë dhimbje pranuan lajmin për vdekjen e tij.