BallinaLajme​Limaj tregon për fjalët e rënda të Hashim Thaçit, pasi PDK kishte...

​Limaj tregon për fjalët e rënda të Hashim Thaçit, pasi PDK kishte fituar zgjedhjet e para

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se në Partinë Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe ai dikur, nuk është diskutuar asnjëherë për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje.

Limaj ka treguar në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se çfarë fjalësh kishte përdorur Hashim Thaçi, pasi PDK kishte fituar për herë të parë një palë zgjedhje në vend.

Sipas Limajt, Thaçi, ish-kryetar i PDK’së, tani president i Kosovës, ka ndryshuar, sapo ka fituar zgjedhjet e para, raporton Gazeta Express.

“Si i ka fituar zgjedhjet, ka thënë: ‘I fitova zgjedhet, askujt s’i kam borxh’”, ka treguar Limaj në T7.

Limaj, tani kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka vlerësuar se kjo ishte “fjala më e paqëlluar e tij”, pasi për fitoren e PDK’së ishin angazhuar njerëz të shumtë. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz