back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajme​Limaj flet për përplasjet e liderëve gjatë drekës pas deportimit të gylenistëve

​Limaj flet për përplasjet e liderëve gjatë drekës pas deportimit të gylenistëve

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e para që do të zhvillohen

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, ku pritet...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka zbuluar detaje nga një drekë e udhëheqësve të vendit, pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Limaj, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka folur për përplasjet e krerëve shtetërorë gjatë takimit që kanë zhvilluar.

“Natyrisht, ka qenë situata e tensionuar. Ka pasur pak tension, në kuptimin e kërkimit të përgjegjësisë”, ka bërë të ditur Limaj në T7.

“Dikush duhet të japë përgjegjësi. Dhe kjo çështje s’mund të kalohet”, ka theksuar Limaj.

“Po bëhet hajgare shumë. Do të bëhet ende hajgare, përderisa nuk lypet përgjegjësi publike. Të gjithë po e dimë, e të gjithë po bëhemi që s’po e dimë”, është shprehur ai në T7.

“Duhet të adresohen përgjegjësitë me emra. Nuk mundesh të kesh privilegje, e kurrë të mos kesh përgjegjësi. Nuk mundesh të thuash, unë i kam kompetencat, e më pas të thuash unë s’di asgjë”, ka deklaruar Limaj.

“Ose, kur t’i do të sillesh vetëm vet, e të tjerët të mos i kesh në tavolina, nuk mundesh të thuash: ‘Hajdeni se e bëra një bërllok, e bëhuni pjesë e bërllokut edhe ju’. Kushdo që të jetë, s’është me rëndësi emri i individit”, ka shtuar zëvendëskryeministri.

“Lojë fjalësh mund të luajmë, por kjo s’është e mirë për vendin. Vendi ka qenë pa qeverisje. Kush na ka qeverisë për tri ditë? Është situatë alarmante”, është shprehur Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz