Këto janë ushtrimet e ‘tmerrshme’ të Haxhi Krasniqit për t’iu afruar titullit botëror
Haxhi Krasniqi i ka filluar këtë javë përgatitjet për duelin e tij të parë të vitit 2019.
Viti i kaluar ishte mjaft mbresëlënës për Haxhi Krasniqi, pasi që boksieri kosovar u konfirmua kampion i Evropës në boksin profesionist, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, junikasi synon të arrijë më shumë se kaq në karrierën e tij pasi që ai gjithmonë ka bërë të ditur se dëshiron të shpallet kampion bote.
Për ta bërë ëndrrën e tij realiteti, Krasniqi është duke ushtruar vazhdimisht. Sesa të vështira janë ushtrimet e tij e dëshmon edhe videoja të cilën ai e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Lexo edheLuan Krasniqi po bëhet gati!
Ndërkohë që ka ushtruar duke boksuar, ai gjithashtu ka skijuar dhe ka bërë ushtrime të mundimshme, por që me siguri do t’ia vlejnë pasi Krasniqi gjithmonë punon me seriozitet të madh dhe në fund ky mund i shpaguhet. /Gazeta Express/














