Luan Krasniqi po bëhet gati!
BILLI··Përditësuar më

Luan Krasniqi befason me fotografitë e fundit në rrjetet sociale, ku shihet duke ushtruar boks.
Luan Krasniqi dikur ishte boksieri më i madh shqiptar falë sukseseve të jashtëzakonshme në boksin profesionist, shkruan Gazeta Express.
Boksieri junikas ishte shumë afër të shpallej kampion bote, por megjithatë karriera e tij ishte mjaft e pasur dhe e suksesshme.
Edhe pse e ka mbyllur karrierën disa vite më parë, Krasniqi ka befasuar me fotografitë e fundit të postuara në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke ushtruar në sportin e karrierës së tij, boks.
‘Në ushtrime’, ka shkruar Luani në Instagram.

Lexo edheHiguain shënon golin e parë tek Chelsea
Disa prej komentuesve shpresojnë që Krasniqi t’i kthehet ringut dhe ta zhvillojë ndonjë meç të karakterit humanitar.
Mbetet të shihet… /Gazeta Express/














