Feronikeli befason Prishtinën pas kualifikimit në Europa League (Foto)
BILLI·
Feronikeli ka uruar Besën për titullin e Kupës së Kosovës dhe Prishtinën për kualifikim në Europa League
Skuadra e Feronikelit ka befasuar të gjithë me urimin që i ka bërë KF besës dhe FC Prishtinës, pas Kupës së Kosovës përkatësisht kualifikimit në garat evropiane.
Feronikeli beson se kualifikimi i Prishtinës në Europa League është i drejtë, pasi Kosova e ka merituar të përfaqësohet në Evropë me klubin më të madh.
“URIME Kf Besa!
Klubi i Feronikelit, e uron KF Besën dhe gjithë qytetin e Pejës, për triumfin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Lexo edheDrenas, shtyhet turniri tradicional “Rasim Kiçina”
Ndërsa FC Prishtinës, me këtë rast ia urojmë daljen për herë të parë në garat evropiane.
Kosova e meriton të përfaqësohet për herë të parë me klubin me të madh në vend”, shkruhet në faqen zyrtare të Feronikelit. /Express/














