Zyrtari i komunës së Skenderajt kallzim penal ndaj Sami Lushtakut
Përplasjet në mes grupeve në Partinë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar edhe në procesin e fundit zgjedhor në Skenderaj.
Ndaj Sami Lushtakut është ngritur padi tanimë nga Ramiz Shala.
Kryetari i nëndegës së tretë të PDK-së, Ramiz Shala, njëherit edhe zëdhënës në këtë komunë, po e akuzon deputetin e PDK-së të Kuvendit të Kosovës Mërgim Lushtakun se e prishi procesin zgjedhor më 29 prill me ndërhyrjet e tij arbitrare.
E vetëm një ditë më vonë, gjatë homazheve pranë shtatores së Ilaz Kodrës, Shala thotë se u kërcënua nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ndaj të cilit tashmë ka nisur një padi.
Deputetit i PDK-së Mërgim Lushtaku për situatën e krijuar, nuk është prononcuar akoma.

Lexo edheBekim Jashari tregon sa ka shpenzuar ai për dreka e darka dhe sa qeverisja e kaluar
Ndërsa kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes asistentit Amir Lushtaku, e ka mohuar se e ka kërcënuar Ramiz Shalën.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka thënë se policia e Kosovës nuk ka pranuar asnjë informatë lidhur me ndonjë incident më 29 prill, kur ishte zhvilluar procesi zgjedhor i PDK-së në Skenderaj.














