back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeZyrtarët e lartë të PDK-së me aktakuza që u shkarkuan nga Kadri...

Zyrtarët e lartë të PDK-së me aktakuza që u shkarkuan nga Kadri Veseli

Të ngjajshme

Lautaro zgjedh favoritët e tij për Topin e Artë

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka zgjedhur Achraf Hakimin,...

Vetëvendosje mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Sot, më 7 shtator, me fillim nga ora 11:00,...

Ronaldo e kalon Messin me gola në kualifikueset e Botërorit

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë vendimtar edhe si...

Pas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar

FC Dardania Basel ka shënuar një fitore të madhe...

Të dielën, Partia Demokratike e Kosovës rizgjodhi Kadri Veselin si kryetar dhe po ashtu zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të saj.

Por, pas tre ditësh, kreu i PDK-së doli me një vendim të ri. Të gjithë zyrtarët e partisë që kanë pozita në institucione publike dhe brenda në parti, të mërkurën Veseli i liroi nga detyra.

Kësisoj, disa prej figurave kyçe të PDK-së më nuk do të jenë në strukturat e kësaj partie dhe pozita të tjera publike.

Ish- deputeti i PDK-së, Adem Grabovci mori 323 vota në zgjedhjet e brendshme, por ai nuk do ta gëzojë gjatë pozitën që fitoi në Këshillin Drejtues të partisë.

Vota shumë mori edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – 364 vota. Por për shkak të aktakuzës ai është liruar nga dy pozita brenda partisë, nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj dhe nga Këshilli Drejtues i kësaj partie.

Edhe Agim Çeku nuk mund të jetë më zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai në kuvendin zgjedhor të PDK-së mori 336 vota si anëtar i Këshillit Drejtues.

Se do ta lirojë pozitën e tij në Ministri, Çeku e konfirmoi vetë për KALLXO.com.

Kryetari i degës në Klinë dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Sokol Bashota ka marrë 355 vota. Ai pritet të mos i mbajë këto dy pozita brenda partisë.

Zenun Pajaziti është zyrtari tjetër nga PDK i cili është akuzuar në rastin “Pronto” e cili është shkarkuar nga vendimi i Kadri Veselit.

Ai në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së të dielën mori 322 vota.

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së mori 351 vota. Ai pritet ta lirojë pozitën nga kryetari i PDK-së në Gjilan pas vendimit të sotëm të Veselit.

Pozitën e ministrit pritet ta lirojë edhe një zyrtar tjetër nga PDK-ja.

Besim Beqaj, aktualisht ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është i akuzuar në rastin “Pronto” me disa anëtarë të tjerë nga PDK. Ai nuk është pjesë e Këshillit Drejtues të partisë.

Pozitën e këshilltarit të Kadri Veselit dhe anëtarit të Këshillit Drejtues të PDK-së nuk do të mund ta mbajë as Njazi Kryeziu. Këtë ai e ka konfirmuar vetë për KALLXO.com.

“Muajin e kaluar kur ka dalë Ambasada Amerikane me një deklaratë, për shqetësimet e njerëzve që kanë aktakuza e që janë nëpër pozita publike, unë ia kam dërguar kërkesën për dorëheqje të parevokueshme. I kam thënë se ne duhet të reflektojmë për “Dekadën e re”. Dorëheqja ime ka qenë në pritje të vendimit të Kadri Veselit”, ka thënë ai.

Kryeziu ka marrë 269 vota në Këshillin Drejtues të PDK-së.

Linku origjinal:

Zyrtarët e lartë të PDK-së me aktakuza që u shkarkuan nga Kadri Veseli

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz