Zyrtare: Zhegrovës i bashkohet një super sulmues te Juventusi

Juventusi ka zyrtarizuar Nick Woltemade, i cili i bashkohet bardhezinjve në formë huazimi nga Newcastle United deri më 30 qershor 2027.
23-vjeçari, i cili u formua te Werder Bremen, debutoi me ekipin e parë në vitin 2020, ndërsa më pas kaloi një periudhë huazimi te SV Elversberg. Pas një sezoni të suksesshëm në Bundesligë, ai u transferua te Stuttgarti në verën e vitit 2024, shkruan Indeksonline
Me Stuttgartin pati shpërthimin e madh në karrierë, duke shënuar 18 gola në 36 ndeshje dhe duke ndihmuar skuadrën të fitojë Kupën e Gjermanisë, para se të transferohej te Newcastle në vitin 2025.
Me klubin anglez, Woltemade regjistroi 53 paraqitje, duke realizuar 11 gola dhe 6 asistime.

Lexo edheGol i bukur i Meriton Korenicës, kosovari i siguron kualifikimin Clujit
Welcome to the greatest Italian club, Nick Woltemade. 🔥🖤🤍 pic.twitter.com/06fTUDXoiS
— Forza Juve | 𝑒𝑛. (@theFJEN) September 1, 2026
Tashmë sulmuesi gjerman nis një aventurë të re në Serie A, ku do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti./Indeksonline/














