Spitali i Mitrovicës jep kontratë mbi 59 mijë euro për pajisje mjekësore
dp

Lexo edheTë dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë përpara bisedimeve për Ukrainën

Aktiviteti i prokurimit ka pasur për synim furnizimin me pajisje mjekësore dhe instrumente të ndryshme.
Vlera e parashikuar e përgjithshme e kontratës ishte 80 mijë euro, e ndarë në dy grupe: 50 mijë euro për pajisje mjekësore dhe 30 mijë euro për instrumente të ndryshme mjekësore.
Megjithatë, në njoftimin për dhënie të kontratës është evidentuar vetëm Loti 1, që përfshin furnizimin me pajisje mjekësore.
Për këtë lot është dhënë kontrata me vlerë 59,096.81 euro.

Lexo edheTë dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë përpara bisedimeve për Ukrainën
Kontrata i është dhënë kompanisë “MADEKOS SH.P.K.”.
Aktiviteti i prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri i përzgjedhjes ka qenë çmimi më i ulët.
Në garë për këtë lot është pranuar vetëm një tender.