Haxhiu për Nënë Terezën: Një grua shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit
dp

Lexo edhe“Zjarri i Lirisë” në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

“Sot, në Ditën e Nënë Terezës, nderojmë jetën dhe veprën e një gruaje shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka theksuar se Nënë Tereza e kaloi jetën pranë atyre që vuanin, pranë të varfërve, të sëmurëve, të vetmuarve dhe të braktisurve.
“Madhështinë nuk e kërkoi në fjalë, por në shërbimin ndaj tjetrit, në përkushtim dhe në respektin e pakushtëzuar për jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu”, tha ajo.

Lexo edhe“Zjarri i Lirisë” në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë
Duke folur për trashëgiminë e saj ajo ka thënë se prejardhja shqiptare e Nënë Terezës është burim krenarie, ndërsa vepra e saj i përket mbarë njerëzimit.
“Ajo la pas një shembull që nuk e humb fuqinë me kalimin e kohës dhe një porosi që mbetet po aq e rëndësishme për çdo brez: të mos kalojmë pa u ndalur pranë njeriut që vuan”, ka theksuar Haxhiu.